TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata e e rënduar nga koronavirusi detyron shtyrjen e aktivitetit shumë të rëndësishëm të LSI-së. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e bëri publike në një deklarate për median se nuk do të bëhet Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që do të zhvillohej të shtunën.
“Me përgjegjësinë dhe autoritetin që më jep statuti i partisë, si Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroj se kam vendosur të shtyj për në një kohë tjetër mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e parashikuar të mblidhej më datën 5 dhjetor 2020;”
“Shkak, është përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës prej pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi covid -19 dhe efektet e mëdha negative të ndikimit të tij jo vetëm në jetën e gjithsecilit prej nesh, por edhe në të gjithë jetën e vendit”, sqaroi Kryemadhi.