TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, do të jetë sonte në mbrëmje, i ftuar në emisionin "PolitikOn" të gazetarit Alfred Lela.
Emisioni i Lelës, transmetohet në "RTV Ora".
Ajo çka e bën të bujshme prezencën e Ramës në "RTV Ora", është fakti se televizioni i Ylli Ndroqit, është aktualisht i sekuestruar nga SPAK, sëbashku me disa pasuri të tjera të tij.
Në njoftimin e publikuar nga SPAK, gjatë muajit të nxehtë të gushtit, ku kërkohej sekuestrimi i pasurive, thuhej se Ndroqi ka qenë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në të shkuarën dhe se nuk justifikon pasurinë e tij.
Ndër pasuritë e sekuestruara të Ylli Ndroqit, janë edhe aksione të televizionit “Ora News”, “Channel One” dhe biznese të tjera ku ai dhe familjarë figurojnë si aksionerë.
Avokatët e Ylli Ndroqit, këtë veprim ndaj pasurive të tij, e kanë konsideruar një sulm politik, pasi biznesmeni ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj.
“Zoti Ylli Ndroqi do të provojë para gjykatës, se pasuria e tij është e ligjshme dhe e vendosur nga bizneset e tij. Ky është një sulm politik ndaj Ylli Ndroqit, pasi ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj”, deklaruan avokatët në atë kohë.
/TPZ.al/