AKTUALITET, 3 Dhjetor 2020, 15:19

Gjykata e Korçës shpall moskompetencë për çështjen e Zani Çaushit, avokati: Do ta çojmë në Strasburg

Gjykata e Korçës shpall moskompetencë për

Gjykata e Korçës ka shpallur moskompetencë për përllogaritjen e viteve që ka vuajtur në burg Zani Çaushi.

Avokati i Zani Çaushit tha se tashmë, që Gjykata shpalli moskompetencë çështja do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut.

Zani Caushi ka kërkuar një përllogaritje të viteve që ka vuajtur në burg me pretendimin se i ka kryer bashkë me paraburgimin.