AKTUALITET, 3 Dhjetor 2020, 14:25

Sinoptikanët: Si do të jetë moti në orët në vijim

Sinoptikanët: Si do të jetë moti në orët në vijim

Shqipëria orët e fundit po ndikohet sipas sinoptikanëve nga kalimi i një fronti atmosferik i cili në orët e ardhshme do të sjellë përgjithësisht mot të vranët dhe reshje shiu në intensitet të ulët e mesatar.

Kjo situatë, do të vijojë sërish ditën e premte, me mot kryesisht të vranët deri në mesditë dhe më tej intervale kthjellimi.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut parashikohen të herëpas-herëshme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim e jug me intensitet deri mesatar.

Në mesditë reshjet do të bëhen më lokale.

Në majat e maleve do ketë reshje të dobëta dëbore të shoqëruara dhe me mjegull e mjegullinë.

Era, sërish do të jetë e vrullshme në të gjithë bregdetin me drejtim kryesor juglindjen. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -1°C deri në 4°C

zoant e ulëta 8°C deri në 17°C

zonat bregdetare 9°C deri në 18°C