TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili del kundër Komisionit të Pavarur të Monitorimit të Reformës në Drejtësi për rastin e anëtarit të KPL, Bujar Sheshi, për të cilin opozita thot♪7 se ka qënë ish-sigurims. Ndërsa ky komision kërkoi hetime e verifikime, sipas Vasilit, s’ka bërë gjë tjetër, veçse ka bërë alibinë e Prokurores së Përgjithshme.
Sipas tij, kryeprokurorja është e vetmja që mban përgjegjësi, ndaj edhe duhet shkarkuar për rastin Sheshi.
STATUSI I PLOTË
Komisioni i Pa(varur) i Monitorimit te Reformes ne Drejtesi sheh gjurmet, por jo ujkun.
Ky komision eshte banalizuar ne veprimin e tij, duke bere thjesht alibine e Prokurores se Pergjithshme.
Prokurorja e Pergjithshme ka shkelur haptas dhe ne menyre skandaloze ligjin dhe detyrimet e nenit 279.
Komisioni i pavarur i monitorimit i hedhur si gome shpetimi i prokurores pergjithshme na tregon rrugen ” e lagu s’e lagu bishtin dhelpra” me komisione ligjesh, me gjoja verifikime vonesash etj dengla si keto.
Ka vetem nje fajtor qe eshte prokurorja e pergjithshme.
Ka vetem nje skandal,qe eshte shkelja e ligjit dhe miratimi i kandidatures se prokurorit Sheshi pa kryer verifikimet.
Ka vetem nje zgjidhje qe eshte shkarkimi i saj dhe fillimi i ceshtjes penale per shperdorim te detyres shteterore.
Ka vetem nje institucion te shplare nga vlera,qe sheh gjurmet por nuk sheh ujkun, qe eshte Komisioni i Pa(varur) i Monitorimit te Reformes ne Drejtesi.