TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti demokrat, Xhemal Gjunkshi në një deklaratë për mediat ka vijuar me akuzat për dhënien me koncension të ujërave termalë në “Llixhat e Peshkopisë”.
Sipas tij, banorët e Dibrës presin anulim të menjëhershëm të këtij koncensioni, ndërsa shton se ata kanë edhe mbështetjen e PD-së.
Gjunkshi në fjalën e tij u shpreh se deputetja socialiste, Almira Xhembulla dhe kryetari i Bashkisë, Muharrem Rama së bashku me prefektin Nexhedin Shehu, pavarësisht pretendimeve të banorëve bëjnë ‘të paditurin’.
Deklarata e plotë
Prej disa ditësh, Partia Demokratike ka denoncuar aferën e dhënies me koncesion të ujërave termale “Llixhat e Peshkopisë”. Ne jemi angazhuar të jemi në krah të banorëve në protestat e tyre dhe këmbëngulim deri në zbardhjen e plotë të kësaj afere dhe nxjerrjen e përgjegjësve që janë përzier në të. Ky koncesion i dhënë pothuajse njësoj, me të njëjtat praktika korruptive, si tenderat e koncesionet e Unazës së Re apo HEC-eve duhet të anulohet dhe personat përgjegjës të vihen përpara drejtësisë.
Partia Demokratike siç ka mbështetur banorët e Astir-it prej afro 80 ditësh, do të mbështesë banorët e Llixhave dhe qytetarët e Dibrës deri në anullimin e këtij konçesioni. Pas denoncimit tone publik dhe protestës së organizuar nga banorët para bashkisë së Peshkopisë, banorët e llixhave janë takuar me deputeten e Partisë Socialiste, znj. Almira Xhembulla, e shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Muharrem Rama, Prefekti e Dibrës, Nexhmedin Shehu, duke u shfajësuar para qytetarëve sikur s’dinin gjë kur ndërkohë vendimi është i datës 11.12.2018. Këto deklarata janë një mashtrim i pastër dhe që nuk garantojnë anulimin e procesit. Përfaqësuesit e mazhorancës nuk mund të luajnë të paditurin, kur i gjithë dokumentacioni që firma ka dorëzuar në Shkodër është siguruar nga Bashkia e Dibrës, nga prefektura e Qarkut si dhe nga zyra e regjistrimit të pasurisë Dibër. Si nuk ditkan gjë përfaqësuesit e mazhorancës kur bashkia vetë ka patur përfaqësuesit e vet në Këshillin e Basenit Ujor Drin – Bunë? Si ka mundësi që përfaqësuesit e mazhorancës luajnë të paditurin, kur në këtë komision ka qenë pjesërmarrës i vëllai i deputetit socialist, Ulsi Manja. Procedura korruptive e koncesionit, e miratuar me date 11.12.2018, cënon drejtpërsëdrejti interesat e mbi 3500 banoreve te qytetareve dibranë dhe favorizon interesat korruptive te Qeverise Rama. Me kete aktivitet jane te lidhur mbi 35 hotele, mbi 200 shtepi pritëse (biznese familjare). Banorët e Dibrës e dinë mirë se nëse Qeveria Rama do kishte qenë e përgjegjshme dhe dashamirëse me Dibrën, do i kishte anulluar edhe HEC-et e Çidhnës dhe nuk do e shkatërronte Kanionin e Setës, ashtu siç ka thënë se do të anullojë HEC-et mbi Vjosë apo ato të Kanionit të Holtës. U bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe qeverisë “Rama” të mos mendojë se mund t’i mashtrojë dibranët përkohësisht, duke thënë se s’kishte informacion. Banorët e Dibrës presin anullimin e menjëhershëm të procedurës së koncesionit, përndryshe s’do t’i ndalojnë protestat dhe do të identifikojnë me emër dhe me mbiemër mashtruesit që po i shpronësojnë dhe po luajnë me jetën e tyre.