AKTUALITET, 28 Janar 2019, 19:26

Ambasada amerikane, thirrje prokurorëve: Aplikoni për anëtarë të SPAK-ut!

Ambasada amerikane, thirrje prokurorëve: Aplikoni për

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një posti në rrjetin social “Facebook” ka bërë thirrje të gjithë prokurorëve të interesuarve, që përmbushin kushte të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të SPAK.

“Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti.

Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune.

Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK. Aplikoni këtu: https://bit.ly/2C6SSer #ReformaNëDrejtësi #DrejtesiaKaNevojëPërJu

??️ | Albania is creating a neë justice system based on independence, professionalism, and integrity. Prosecutors ëho embody these ideals have a higher calling to public service. Ëe call upon these courageous individuals to be a part of Albania’s future by applying to serve as a SPAK member. Apply here: https://bit.ly/2C6SSer

#JusticeReform #JusticeNeedsYou”,thuhet në njoftim.