AKTUALITET, 17 Maj 2018, 22:44

Sherri në Opinion për vilën e Mustafa Nanos në Lalëz, reagon ashpër Berisha

Sherri në Opinion për vilën e Mustafa Nanos në Lalëz,

Pak çaste me pare në studion e “Opinion” pati nje debat te ashper mes Mustafa Nanos dhe Gazmend Bardhit, këshilltari ligjor i PD, pasi ky i fundit gjatë debatit për çështjen Xhafaj, i ka thënë Nanos “që të flasin për vilën e tij”.

“Vilen e sateme” ia ktheu Nano, ndersa ka vijaur edhe me disa ofendime te tjera drejtuar Bardhit.

Menjehere me pas ka reaguar edhe Sali Berisha i cili shkruan:

Postimi i Berishes:

Duke ndjekur Opinion!

Pergenjeshtrim!

Miq, sonte, me gjuhen e nje banditi te peshtire, nje ish ish ish i imi fyeu me gjuhen e rrugacit ordiner, halabakut te rrugve ndaj zotit Gazment Bardhi sapo ai permendi apartamentin e tij ne Lalz me para te dyshimta. Nderkohe ky ish ishi ish i imi, qe i lejoi vetes gjuhen e horrrit trilloi dhe shpifi pafytyresisht per gjoja vile timen ne Lalz.

Lidhur me kete shpfje, qe skllavi i Xhafes dhe Balles perserit pafytyrsisht nje trillim te tyre, deklaroj me pergjegjesi absolute se une dhe bashkeshortja ime kemi nje apartament ne Tirane pre 128 m2 dhe asnje banese tjeter mbi toke! Vila ne Lalz eshte e dy familjeve te tjera, pra kunatit dhe dhendrit tim! sb