TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk është reshtuar në krah të PD-së, përsa i përket video-përgjimit të realizuar ndaj Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm.
I ftuar në “Të Paekspozuarit”, deputeti Luan Rama, deklaroi se kjo video-përgjim ëhshtë aksion i Partisë Demokratike.
Luan Rama: Përgjimi është aksion i PD-së. Po, është një aksion i Partisë Demokratike. Çështja është se ky aksion i PD, është një sajesë, apo jo? Si ngjarje kjo nuk është e re për median dhe publikun, unë kam qënë Ministër i Mbrojtjes në atë kohë kurka dal ky problem dhe është e vërtetë që Xhafaj në atë kohë ka kërkuar dorheqjen te Majko. Por sot nuk kemi një ngjarje që lindi dje, ka një background ngjarja, elementët konkrretë pastaj janë dokumentat e vendimit në Itali. Këtu bëhet fjalë për emra konkrretë që janë të vërtetë dhe vijmë te intervista apo përgjimi që ka dal. Duhet të ndërhyjë prokuroria, e cila edhe në një shtet anormal si ky i yni prokuroria duhet të ishte investuar që në momentin e parë që doli vendimi i gjykatës për Agron Xhafajn. Dmth prokuroria sekuestron përgjimin, intervistën me gazetarin etj./TPZ.AL/