AKTUALITET, 17 Maj 2018, 21:56

Carlo Bolino: Ja përse dëshmia e Albert Veliut është kontradiktore

Carlo Bolino: Ja përse dëshmia e Albert Veliut është

Gazetari dhe botuesi, Carlo Bolino, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka deklaruar se dëshmia e Albert Veliut për vëllanë e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, është kontradiktore. Sipas Bolinos, ky dëshmitar gënjen për disa fakte të verifikueshme dhe kjo e bën dëshminë e tij në tërësi, të pabesueshme.

" Zoti Albert Veliu ka folur gjatë për historinë personale, që kemi verifikuar se nuk ishte e saktë. Ai ka treguar që ai është arrestuar në vitin 2005, por ai është arrestuar në vitin 2009. Kjo ndryshon lidhjen me zotin Xhafaj.

Ai është kapur në vitin 2009 me heroinë dhe jo kokainë dhe është dënuar me 5 vjet dhe jo 15 vjet. Përse gënjen për elemente kaq banale? Unë dyshoj që ai mund të gënjejë dhe për element të tjera.

Si e shpjegon ai inatin ndaj zotit Xhafaj? Se ai tha me gjithë bashkëpunimin që kemi patur, nuk më ka sjellë as cigare në burg.

Ka gjëra që nuk shkojnë, nuk përputhen me logjikën. Nëse dëshmitari gënjen në një pikë mund të gënjejë edhe për gjëra të tjera."

Sipas Bolinos, një tjetër problem në dëshminë e Veliut, lidhet edhe me 20 kilogramë marijuanë, të cilat nuk figurojnë askund.

"Ai tha unë bleva 20 kg marijuanë me borxh, për të treguar që është trafikantë. Por pastaj tha nuk kisha ndërmend të bëja trafik, por doja të zbuloja sa trafikantë është Agron Xhafaj. Kur ju ka dorëzuar përgjimet, këto 20 kile marijuana ku janë? Në Shqipëri arrestohen njerëzit për 20 gram, këtu kemi një dëshmitar që pranon se ka marrë 20 kg marijuana. Përse se keni dorëzuar në prokurori?"

/TPZ.AL/