AKTUALITET, 17 Maj 2018, 22:28

Kallëzimi i Agron Xhafaj dhe akuzat e PD, reagon Prokuroria e Përgjithshme

Kallëzimi i Agron Xhafaj dhe akuzat e PD, reagon Prokuroria e

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar në lidhje me akuzat e ditëve të fundit nga opozita për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe gjithashtu kallëzimin që ka bërë Agron Xhafaj në prokurori për audio-përgjimin.

Në një reagim për gazetaren Klodiana Lala, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se ka procedime penale të regjistruara, njeri në prokurorinë e Tiranës mbi bazen e kallëzimit te shtetasit Agron Xhafa dhe tjetri ne Prokurorinë per Krime te Renda kryesisht.

Prokuroria e Përgjithshme deklaron se nga te dy Prokurorite po rakordohet per nje hetim te përbashkët, për bashkim procedimesh.