AKTUALITET, 17 Maj 2018, 19:28

Pas videos së “bashkëpunëtorit X”, PS paralajmëron se ç’do të ndodhë: Situata është tepër e rrezikshme

Pas videos së “bashkëpunëtorit X”, PS

Pas bërjes publike të videos ku një person me emrin Albert Veliu, i cili pretendon se është personi që është riregjistruar në audiopërgjimin me vëllanë e Fatmir Xhafës, ka reaguar edhe PS në një deklaratë publike të ,bajtur nga Kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla.

Lulzim Basha, sipas Taulant Ballës është autori dhe regjisori i audiopërgjimit te publikuar për vëllamë e Fatmir Xhafes dhe se e ka kthyer PD një organizatë të rrezikshme.

Balla u shpreh se “PS do ti shkojë deri në fund këtij shantazhi kundër shteti duke kërkuar hetim të potë penal ndaj këtij mashtrimi të prodhuare në zyrat e PD “.

Pjesë nga fjala e Ballës:

Nuk ia vlen të debatosh për vërtetësinë e kësa video, e personi. Duket qartë që është një mashtrues i rëndomte, i dënuar disa herë për disa vepra. Është e rrezikshme për fatin e demokracisë sonë skema që ka përdorur këto ditë PD. Si mundet që një parti politike në një vend evropian të ketë këtë sjellje, të përfshihen në inskenime të tilla mafioze. Deklaroj sot se PS do ti shkojë deri në fund këtij shantazhi kundër shteti duke kërkuar hetim të potë penal ndaj këtij mashtrimi të prodhuare në zyrat e PD. Një person i dënuar disa herë e që pranon publikisht që është përdorur nga PD për këtë inskenim. Situata është tepër e rrezikshme, ky person ose duhet marrë i pandehur ose të merret në mbrojtje të posaçme meqë PD e mbron si dëshmitarë. Ky është një sulm i rrezikshme ndaj sigurisë së shtetit. Ne do ti shkojmë deri në fund.