AKTUALITET, 18 Mars 2021, 15:03

Sherri me Gjergj Lucën, Luçiano Boçi: Më kërcënoi me jetë!

Sherri me Gjergj Lucën, Luçiano Boçi: Më

Luçiano Boçi kandidati për deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan ka sqaruar përplasjen me biznesmenin Gjergj Luca. Konflikti mes tyre ndodhi në një lokal në Labinot.

Boçi u shpreh për ABC News se, ishte në një takim elektoral dhe Luca i është afruar, e ka ofenduar, si dhe ka pasur përplasje fizike. Boçi, gjithashtu thotë se, gjatë përplasjes biznesmeni e ka kërcënuar me jetë.

“Isha në një takim elektoral në Labinot, ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit u jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi.