AKTUALITET, 18 Mars 2021, 13:24

Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur në Vlorë

Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur në Vlorë

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare mjeku i njohur vlonjat, Fejzi Alushi.

Mjeku nefrolog ka humbur betejën me Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë. Alushi ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie si dhe ka botuar disa libra në fushën e mjekësisë.

Njoftimi i plotë:

Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Fejzi Alushi, mjek Nefrolog ne rajonin e Vlores, si pasoje e Covid-19.

Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij…….

I paharuar qofte kujtimi i Tij !

Eksperienca Akademike Mesimedhenje

1995 e në vazhdim Lektor i Sëmundjeve të brëndëshme në Fak.Shëndetit Publik

në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

Studime Universitare dhe Grada Akademike

2012-Doktor i Shkencave Mjeksore. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.

1979 – Mjeksi e Pergjitheshme. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.

Botime Universitare dhe Monografi

2008-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” II

2005-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” I

2013- Botim Libër Geriatria-Gerontologjia

Eksperienca Profesionale Mjeksore

2005-2007 Drejtor i DRSKSH Vlorë.

1979 e ne vazhdim Mjek Patolog, Nefrolog, Ekografist.