AKTUALITET, 18 Mars 2021, 12:35

Vendimi i KQZ, PD: Kodi Zgjedhor lejon minimumi 177 kandidatë

Vendimi i KQZ, PD: Kodi Zgjedhor lejon minimumi 177 kandidatë

Partia Demokratike ka bërë një sqarim lidhur me numrin e kandidatëve në lista.

Në një deklaratë, PD i referohet Kodit Zgjedhor dhe sqaron se ky kod lejon minimumi 177 kandidatë.

KQZ hoqi kandidatë nga lista, ndërsa PD deklaron se ky vendim i shërben PS.

Reagimi i PD:

Ka një keqkuptim ndër gazetarë, ku thuhet se numri i kandidatëve në lista duhet të jetë jo më shumë se 153.

Kodi zgjedhor lejon MINIMUMI 177 kandidatë. Më poshtë është citimi i Kodit dhe një shpjegim i thjeshtë i formulës. Prandaj, PD doli mbrëmë me qëndrimin se vendimi për të shkurtuar listën e koalicionit të PD i shërben PS.

Kodi zgjedhor

Neni 67

Pika 4

“Numri i kandidatëve në listën shumë emërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumë emërore e duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre”

Shembull:

Nëse numri i mandateve është X, numri i kandidateve s’mund ëe jetë më i vogël se X+2.

Mbi këtë numër mund të shtohen të tjerë (Y), por nuk mund të zbritet poshtë numrit X shtuar 2 kandidatë.

Në çdo rast totali duhet i plotpjesëtueshëm me 3.

Totali X+2+Y, duhet në çdo rast të plotpjesëtohet me 3.

Kodi parashikon numrin minimal të kandidateve. Jo numrin maksimal. Numri maksimal nuk ka qenë asnjëherë i parashikuar nga Kodi.

MINIMUMI I KANDIDATËVE MUND TË JETË 177