AKTUALITET, 18 Mars 2021, 12:43

Vijon “hemorragjia” te Rilindja, ish-kreu i PS në Berat i bashkohet LSI

Vijon “hemorragjia” te Rilindja, ish-kreu i PS në Berat i

Drejtuesi politik i LSI në Berat, Ardit Çela, jep lajmin se LSI-së në këtë qark i është bashkuar ish-kryetari i PS në Berat, Çlirim Brisku.

Teksa vlerëson figurën e Briskut, duke e cilësuar atë një socialist të ndershëm dhe me vlera, Çela thekson se Çlirim Brisku do të koordinojë fushatën e ekipit të LSI në qytetin e Beratit.

Postimi i plotë i Ardit Çelës:

I lumtur që ekipit tonë të LSI në Berat i bashkohet edhe Çlirim Brisku. Z. Brisku ka qënë prej vitesh Kryetar i PS në Berat.

Një socialist i ndershëm e me vlera. Një profesionist me përvojë të vyer politike dhe administrative. Z. Brisku do të koordinojë fushatën e ekipit tonë fitues në qytetin e Beratit.

Së Bashku me Çimin do të vazhdojmë edhe me më shumë intesitet komunikimin me socialistët e Beratit, të cilët sot ndjehen të papërfaqësuar nga rilindja. Socialistët e Beratit janë keqtrajtuar, janë varfëruar nga rilindja dhe qeverisja e saj.

Rilindja i përzuri fëmijët e socialistëve dhe gjithë shqiptarëve në emigracion dhe i ktheu ata në azilantë rrugëve të Europës.

Në 25 prill, zgjedhja është e qartë, referendum popullor për të larguar rilindjen dhe për të votuar ekipin dhe programin e LSI.

Të sigurt drejt 3 mandateve në Berat dhe fitores në të gjithë Shqipërinë.

I lumtur që ekipit tonë të LSI në Berat i bashkohet edhe Çlirim Brisku. Z. Brisku ka qënë prej vitesh Kryetar i PS në...

Posted by Ardit Çela on Thursday, March 18, 2021