TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fondacioni gjerman “Fridrih Ebert” ka bërë një studim mbi ekonominë në Shqipëri, duke synuar të ketë në fokus sistemin ekonomik dhe rolin e shtetit në shoqëri.
Sipas studimit, 66% e të anketuarve ose 2 në 3 banorë, besojnë se shpërndarja e e pabarabartë e të ardhurave po bëhet gjithnjë e më shumë problem. Ndërkaq, 39% e tyre mendojnë se pasuria e krijuar nga të pasurit nuk është vënë me punë të ndershme.
Po ashtu sipas studimit për të cilin kanë punuar Selami Xhepa dhe Adrian Civici, opinioni publik (43.50%) beson se politikat e derisotme u kushtojnë më shumë vëmendje interesave të sektorit privat dhe pak vëmendje interesave të popullatës. Pra, sistemi është i disbalancuar në favor të kapitalit.