AKTUALITET, 18 Mars 2021, 12:47

Gjendet granatë tek Liqeni i thatë, shpërthehet nga forcat xheniere

Gjendet granatë tek Liqeni i thatë, shpërthehet nga forcat

Një granate e vjetër e gjendur në baltë në zonën e Liqenit të Thatë ka vënë në alarm policinë e kryeqytetit.

Forcat xheniere kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer një shpërthim të kontrolluar.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 18.03.2021, tek Liqeni i thatë, nga forcat xheniere është bërë një shpërthim i kontrolluar i një granate të vjetër të gjendur në baltë.