TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas marshimit përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugëve të kryeqytetit, dita e 98-të e qëndresës popullore është përmbyllur aty ku nisi, përpara godinës së Kryeministrisë.
Përmes megafonëve dhe brohoritjeve të përbashkëta, protestuesit kanë rrethuar sërish godinën e Kryeministrisë, duke adresuar akuza të drejtpërdrejta ndaj drejtuesve të ekzekutivit.
Në Bulevard kanë jehuar thirrjet: “Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria!”.
Tashmë, vëmendja e protestuesve është përqendruar te 8 shtatori, ora 17:00, kur aksioni opozitar dhe qytetar pritet të zhvendoset përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të protestës kundër rinisjes së punimeve parlamentare.