AKTUALITET, 5 September 2026, 21:49

Fier/ Nufi: Nën kontroll zjarri në Peshtan, ndërhyrje nga ajri me avion dhe helikopter

Në Peshtan të Fierit po vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri për shuarjen e vatrave të zjarrit që ka prekur zonën kodrinore.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ndau sot pamje nga ky operacion ku janë angazhuar 90 efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, pjesë e Forcës Tokësore, dhe Regjimentit të Operacioneve Speciale (ROS).

Ministri informoi se operacioni për shuarjen e zjarrit po vijon edhe nga ajri duke u mbështetur nga një avion “Air Tractor” dhe një helikopter i Forcës Ajrore.

Sipas Nufit, situata paraqitet nën kontroll dhe pa rrezik për banesat.