AKTUALITET, 6 September 2026, 11:29

Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, arrestohen të gjithë të dyshuarit

Policia e Sarandës ka finalizuar të shtunën një operacion antidrogë  me një numër të konsiderueshëm të masash sigurie me vendim gjykate.

Raportohet se të gjitha masat janë ekzekutuar, personat janë arrestuar të gjithë dhe janë në akuzë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Po ashtu, nga kontrollet janë gjetur sasi e konsiderueshme e lëndëve narkotike, hashash dhe kokainë që ishin të destinuar për t’u shitur.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se shpërndarësit e drogës përdornin kryesisht shëtitoren e Sarandës për të kërkuar blerës dhe bindur për të shitur, kryesisht turistë.

Në pranga ka rënë edhe një emër i njohur në këtë qytet, i cili prej vitesh dyshohet se merrej me aktivitet të paligjshëm të shpërndarjes së drogës.

Për të njëjtin hetim, pak kohë më parë janë arrestuar edhe 3 persona të tjera me sasi të konsiderueshme kokaine.