AKTUALITET, 6 September 2026, 10:20

Bie zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska tregtimi private

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator një zjarr ka rënë në Syrin e Kaltër, bashkia Finiq.

Nga zjarri i ndodhur në hyrje të Syrit të Kaltër janë djegur 4 kioska tregtimi private.

Pas informacionit të rënies së zjarrit kanë shkuar në vendngjarje 3 mjete zjarrfikëse, 2 mjete policie.

Për rreth 2 orë është luftuar me flakët e zjarrit dhe rreth orës 02:00 u arrit të shuhej zjarri. Nga hetimi i deritanishëm dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë masë elektrike.