TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interpol Tirana ka kryer dje ekstradimin drejt Gjermanisë, të shtetasit Komron Zukhurov, 24 vjeç, lindur në Dushanbe, Taxhikistan.
Ky shtetas është kapur më datë 29.04.2020, nga Drejtoria e Antitērrorit, Tiranë, pas një punë investigative dhe falë shkëmbimit me homologët e antitērrorit në Gjermani.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi autoritetet gjyqësore të Gjykatës Federale në Karlsruhe, me vendim Nr. 2 BGs 245/20 datë 21.04.2020, kanë lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Anëtar i një organizate të huaj tērroriste” parashikuar nga Kodi Penal gjerman.
Rrethanat e ngjarjes:
Ky shtetas, së bashku me personat e tjerë të akuzuar, i udhëhequr nga një besim radikal fondamentalist, ngriti një qelizë në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë, me qëllim që të ndërmerrte ‘xhīhad’ në emër të “IS”, në kuptimin e një lufte të ārmatosur kundër ‘jobesimtarëve’, në Gjermani dhe jashtë saj, me qëllim kryerjen e sulmeve në Gjermani ose Taxhikistan duke përdorur ārmë zjarri dhe ēksplozivë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden/Gjermani u bë i mundur ekstradimi i tij drejt Gjermanisë.