TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sherr është bërë shkak për ndalimin e dy aktorëve të njohur, Ledio Lako dhe Gent Hazizi. Dyshja është konfrontuar me njëri - tjetrin për arsye që ende nuk dihen dhe janë ndaluar menjëherë pas këtij momenti nga policia. Gjithçka ka ndodhur pranë ish-ekspozitës, por motivet mbeten ende të paqarta.
Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur për ‘RevistaWho.com’ se dy aktorët e njohur janë ndaluar, megjithatë do të proçedohen në gjendje të lirë.
Kujtojmë se Lako është prej vitesh një nga figurat e spektaklit të humorit “Portokalli”, ndërkaq që Hazizi është shkëputur prej disa vitesh nga ky program dhe është protagonist në një format shumë të dashur si ‘Familja KuqEzi’.