AKTUALITET, 27 Prill 2020, 19:33

(FOTO) E bërë shoshë nga plumbat/ Makina e dy vëllezërve të ekzekutuar largohet nga vendi i krimit

Një makinë “Golf” e bërë shoshë nga plumbat në pjesën e përparme dhe në atë anësore që transportohet ngë një karrotrec.

Këto janë pamjet që na vijnë nga lagjia nr. 15 e Durrësit, në Shën Vlash, aty ku pak orë më parë në një atentat mafioz u vranë dy vëllezër me origjinë nga Puka, Besmir dhe Viktor Haxhia.

Në një informacion paraprak, policia lokale bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “tregu i makinave”, Shënvlash.

Sipas deklaratës, “në rrethana ende të paqarta kanë humbur jetën në një mjet dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit shtetasit V.H dhe M.H (vëllezër )”.

Forca të shumta policie po krehin zonën ndërkohë që në hyrje daljet kryesore dhe rrugët dytësore forcat e policisë po ushtrojnë kontrolle të shumta të personave dhe automjeteve që lëvizin në këtë zonë.