TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë intervistës së tij për "Çim Peka LIVE", kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh se paratë e shqiptarëve shkojnë për 10 oligarkë, ndërsa 3 milionë shqiptarë i mban me lëmoshë.
I pyetur nga moderatori Çim Peka lidhur me faktin se, e vetmja opozitë që nuk ka folur për liri është opozita shqiptare, Basha u shpreh se po të ishte ai kryeministër shqiptarët sot do të ishin më të lirë.
"Është një qeveri pa plan, pa strategji. Dhe paratë e mbledhura nga taksat e shqiptarëve ia ka dhënë 10 oligarkëve, ndërsa 3 milionë shqiptarë u jep lëmoshë. Jetët e njerëzve nuk janë kokrra rrushi. Prandaj kërkojmë testime, testime. Po të isha unë kryeministër, shqiptarët do të kishin dalë dhe 3/4 e ekonomisë shqiptare do të vijonin punën. Opozita nuk mund të jetë pasqyrë e një sjellje borrateske. Opozita është dhe do të jetë e përgjegjshme për interesin e shqiptarëve. Testime, testime, kështu do të shkonim drejt një hapjeje. Po të na dëgjonin ne nuk do të plasnin bombat në fasoneri. Shqipëria sot do të ishte më e hapur e më e lirë. Ekonomia do të ishte e hapur dhe rreziku për infektim do të ishte më i vogël", u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha.
A duhet të hapet Shqipëria?
"Duhet hapur por duke respektuar protokollet. Sot minimalisht duhet të kishim 1500 testime në ditë. Edhe në Këshillin e Sigurisë i kam kërkuar 10 mijë testime në javë", tha Basha.