SPORT, 17 Tetor 2020, 18:06

Shënon sërish Suarez, Atletico Madrid triumfon në transfertën ndaj Celta Vigos

Shënon sërish Suarez, Atletico Madrid triumfon në

Pas dy barazimesh radhazi pa gola, Atletico e Madridit u rikthye te suksesi në kampionat, teksa ia doli të triumfojë mes vuajtjesh, me shifrat 0-2 në transfertën e vështirë ndaj Celta Vigos.

“Los Colchoneros” zhbllokuan sfidën që në minutën e gjashtë të takimit, kur Luis Suarez dërgoi topin në rrjetë, pasi u shërbye saktë në qendër të zonës nga ana e mbrojtësit spanjoll Manuel Sanchez.

Sfida mbeti e mbërthyer për minuta të tëra në rezultatin 0-1, teksa Celta e shtoi ndjeshëm presionin dhe i shkoi disa herë pranë golit të barazimit, por në minutën e pestë shtesë, ishte Yanick Carrasco që shënoi golin e dytë për Atleticon.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Diego Simeone shkon në kuotën e 8 pikëve, me dy fitore dhe dy barazime, teksa ka shënuar 8 gola dhe ka pësuar vetëm një.