SPORT, 17 Tetor 2020, 13:50

Federico Chiesa e “tepron”, kërkesa e tij e fundit tërbon Fiorentinën

Federico Chiesa e “tepron”, kërkesa e tij e fundit tërbon


5 tetori solli largimin e Federico Chiesa nga Fiorentina. Sulmuesi i krahut të djathtë tërboi tifozët e ekipit nga Firence, pasi zgjodhi të vazhdonte karrierën te “armiqtë” e Juventusit.

Polemika të mëdha, ofendime dhe kërcënime të shumta nga populli viola, teksa në drejtim të 22-vjeçarit nuk ka munguar as ironia e presidentit Commisso.

Gjithsesi, lojtari ka vendosur të “hakmerret”. Fiorentinanews raporton se Chiesa i ka kërkuar drejtuesve të Fiorentinës t’i paguajnë rrogën për pesë ditët e para të tetorit. Zero tolerancë dhe betejë totale mes tij dhe klubit të Serie A.