TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Thuajse dy javë pas humbjes turpëruese 7-2 në “Villa Park” përballë Aston Villës, Liverpool do të kërkojë rikthimin te suksesi në kampionat në derbin e qytetit ndaj Evertonit, sfidë që do të zhvillohet mesditën e nesërme në “Goodison Park”.
Skuadra e Carlo Ancelottit i ka bërë një nisje perfekte sezonit në Premier League, pasi është e vetmja që ka arritur të marrë pikët e plota, plot 12 në 4 javët e para dhe kryeson me meritë kampionatin, e ndihmuar edhe nga forma e shkëlqyer e sulmuesit Calvert-Lewin, që ka shënuar 6 gola.
Trajneri i “The Redës”, Jurgen Klopp nuk e fshehu admirimin për italianin e Evertonit, Carlo Ancelotti, duke u shprehur se gëzon një respekt të jashtëzakonshëm për të si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë sportive.
“Do të luajmë me një ekip shumë të fortë, që drejtohet nga një trajner i jashtëzakonshëm. Respekti dhe konsiderata ime për Ancelottin nuk ka qenë kurrë një sekret. E respektoj shumë si trajner, por edhe më shumë si njeri, pasi është I përsosur”, u shpreh Klopp.
Tekniku gjerman e konsideroi Tottenhamin një “kockë të fortë” këtë sezon dhe pranoi se nesër në “Goodison Park” nuk do të jetë aspak e lehtë për të marrë suksesin, megjithatë kërkoi një reagim prej të tijve pas humbjes me Aston Villën.
“Kur Ancelotti erdhi te Evertoni, mendova direkt që na u shtua edhe një rival. Këtë verë ata bënë lëvizjet e duhura në merkato dhe tani kanë krijuar një grup solid, që di të sillet mirë në fushë. Mendoj se nesër na pret një derbi shumë i vështirë, por duam të fitojmë, për të harruar atë humbje ndaj Aston Villës”, tha tekniku gjerman.