SPORT, 16 Tetor 2020, 14:17

Mbrojtësi i Bajern do të përballet me drejtësinë, rrezikon pesë vite burg

Mbrojtësi i Bajern do të përballet me drejtësinë,


Zherome Boateng do të dalë para drejtësisë më datë 10 dhjetor pasi akuzohet për dhunë ndaj ish-gruas së tij.

Ngjarja daton në vitin 2018, ku gjatë pushimeve, mbrojtësi dyshohet se ka hedhur në drejtim të ish-gruas një mbajtëse qiriri.

Kështu, Boateng akuzohet për agresion, ndërsa duket se ndaj tij ekziston edhe një video e cila do të përdoret në gjykatë dhe që me siguri do t’i japë të drejtë ish-gruas së futbollistit.

Boateng rrezikon deri në pesë vite burg, megjithatë pritet që t’ia hedhë duke paguar një gjobë të majme e në këtë formë mund të mbajë lirinë e tij dhe të vazhdojë të ushtrojë profesionin në fushën e gjelbër.