SPORT, 15 Tetor 2020, 20:56

Covid-19 prek dy kampionët italianë, Rossi dhe Pellegrini konfirmojnë gjithçka


Koronavirus jo vetëm në futboll. Dy kampionët e sportit italian, Valentino Rossi dhe Federica Pellegrini kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Legjenda e MotoGP dhe kampionia olimpike e notit, janë infektuar dhe po përballen me pandeminë.

Duhet të nisesha për Budapest për të vazhduar stërvitjen, por diçka e tillë nuk do të ndodhë. Më vjen shumë keq, pasi mezi po prisja të nisja një sezon normal. Nisa të qaj kur mora vesh se jam me koronavirus, tani jam e detyruar të qëndroj 10 ditë në shtëpi“, shkruan Pellegrini në Instagram.

https://twitter.com/DiMarzio/status/1316806070027812867?s=20

Lajmin e infektimit me Covid-19 e jep edhe Valentino Rossi. Piloti i famshëm italian i motorëve, 9 herë kampion bote, shkruan këto fjalë në rrjetet sociale: “Sot nuk u ndjeva aspak mirë kur u zgjova. Kockat më ishin tharë dhe kisha ethe. Lamërova menjëherë doktorin dhe bëra tamponin. Për fat të keq rezultova pozitiv.

Postimi i Rosit

Është e qartë që ndjej një zhgënjim të madh, pasi më duhet të mungoj në garën e Aragon. Do doja të isha optimist, por ndjej trishtim dhe zemërim sepse i kam respektuar protokollet mjekësore. Nuk mund të ndryshoj asgjë, tani më duhet të ndjek këshillat e mjekut dhe shpresoj të shërohem sa më shpejt“, shkruan Valentino Rossi.