BALLKAN, 26 Prill 2020, 14:22

Shënohet viktima e 21-të nga koronavirusi në Kosovë, humb jetën 44-vjeçari nga Gjilani

Shënohet viktima e 21-të nga koronavirusi në Kosovë, humb


Një 44 vjeçar ka humbur jetën këtë të dielë në Kosovë duke e çuar në 21 numrin e viktimave nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive një 44-vjeçar nga Gjilani me inicialet, M.I, i cili ishte shtruar që më 17 prill në gjendje shumë të rëndë dhe sipas njoftimit në po atë datë është konfirmuar se është me COVID-19.

Ndërkohë Kosova aktualisht ka konfirmuar 731 raste me koronavirus, ndërsa 165 janë shëruar.

Njoftimi i plotë i MSH-së, pa ndërhyrje:

Klinika Infektive ka njoftuar se sot me datë 26/04/ 2020 në orët e mesditës ka përfunduar me vdekje pacienti me inicialet M.I.(1976), nga komuna e Gjilanit.

Pacienti është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 17/04/2020, është konifrmuar me COVID-19, dhe është pranuar në gjendje shumë të rëndë.

I njëjti prej vitesh vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Kjo është vdekje e 21-të në Kosovë prej koronavirusit Covid-19