BALLKAN, 29 Mars 2020, 12:23

Shkon në 35 numri i viktimave në Greqi nga Covid-19

Shkon në 35 numri i viktimave në Greqi nga Covid-19


Numri i viktimave në Greqi ka shkuar në 35, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit  kanë humbur jetën 3 persona . Ndërkohë numri i personave të infektuar ka shkuar në 1,061 ku 66 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Bëhet me dije se viktimat janë shënuar njëri në Athinë, njëri në Selanik një në Aleksandrupoli dhe të tre të gjinisë mashkullore.

Mësohet se ata ishin në moshë të thyer dhe vuanin nga probleme të tjera shëndetësore.