BALLKAN, 12 Prill 2020, 10:00

Edhe tre të vdekur nga koronavirusi në Greqi

Edhe tre të vdekur nga koronavirusi në Greqi


Tre persona të tjerë humbën jetën  nga coronavirusi në Greqi. Ata janë një grua 60-vjeçare në Selanik dhe dy burra të moshës 60 dhe 61 vjeç në Athinë.

60-vjeçarja u kurua në spitalin AHEPA në Selanik, pasi u transportua nga Ptolemaida më 3 prill.

Ndersa 60-vjeçari, i cili po kurohej në Spitalin Sotiria, vuante nga kanceri, dhe  61-vjeçari, i cili po mjekohej edhe ai në të njëjtin spital në Njësinë e Kujdesit Intensiv, raportohet se ishte ish-duhanpirës.

Me këto tre humbje të fundit, numri i viktimave të virusit vdekjeprurës në vendin fqinj arrin në 96.