BALLKAN, 8 Prill 2020, 11:54

Koronavirusi shkakton viktimën e 27-të në Maqedoninë e Veriut, 600 të infektuar

Koronavirusi shkakton viktimën e 27-të në Maqedoninë e


Një pacient nga Kumanova është viktima e 27-të nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Numri i të infektuarve në vendin fqinj ka shkuar në 600 teksa të shëruarit janë 30-të.

Maqedonia e Veriut renditet vendi i dytë në Ballkan sa i përket numrit të testeve ku janë kryer që nga shfaqja e virusit mbi pesë mijë të tilla.