TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej afro dy muajsh mjeku i mirënjohur pranë shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, Pëllumb Pipero së bashku me kolegët e tij ndodhen në vijën e parë duke luftuar COVID-19.
Ditën e sotme, mjeku Pipero ka festuar ditëlindjen. Siç vihet re dhe nga foto-ja, ai ka marrë një surprizë pranë spitalit Infektiv. Mjeku shfaqet me dy tufa me lule në duar, teksa mban dhe një çantë të vogël me një dhuratë.
Mjeku Pipero është thuajse përditë pjesë e mediave, duke dhënë përgjigje apo këshilla për qytetarët në këtë situatë të vështirë që ndodhemi për shkak të përhapjes së COVID-19.
