AKTUALITET, 6 Janar 2021, 15:24

Shënohen dy viktima dhe 301 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Shënohen dy viktima dhe 301 raste të reja me Covid-19 në

Ministria e Shëndetësisë raportoi së gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën dy pacientë.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore njoftojnë se nga 1,459 testime të realizuara, 301 persona rezultuan pozitiv.

Ndërkohë 457 pacientë e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë 43,835 persona janë shëruar.