TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në prag të ndeshjes me Bylisin, nga Elbasani, aty ku edhe verilindorët janë të grumbulluar ka folur trajneri Orges Shehi për mediat. Shehi është me “këmbë në tokë”, vlerëson kundërshtarin e radhës, por ka besim shumë se skuadra do të marrë 3 pikët duke u rikthyer te fitorja pas asaj disfate në Laç në fundjavën e shkuar. “E dim që në këtë fazë të gjitha ndeshjet janë të vështira.
Do të këkrojmë që të mos bëjmë asnjë hap fals, është një ndeshje e rëndëisshme dhe ne duam që të rikthehemi te fitorja, sepse çdo hap fals nuk ke më mundësi ta rikuperosh sepse është një fazë delikate dhe vendimtare e kampionatit, – tha fillimisht trajneri Shehi.
Bylisi
“Kundërshtari i radhës vjen pas ndeshjeve të mira në javët e fundit, e kemi përgatitur me maksimumin tonë këtë sfidë, jemi munduar që të japim detyrat taktike për lojtarët dhe shpresojmë që ata t’i zbatojnë më së miri. Jemi të qartë për synimin që ne kemi”.
Gjysmëfinalja
“Kukësi në mesjavë do të ketë edhe gjysmëfinalen e parë teksa do të ndeshet me Teutën. Krahas titullit kampion, ku Kukësi është në lojë edhe në Kupë, verilindorët synojnë që të bëjnë më të mirën e tyre dhe këtë e thotë edhe trajneri Shehi. “Kur shkonë në katërshe të gjithë kundërshtarët janë të fortë, është një short që na rezervon një rival si Teuta, mjaft solid dhe ne kemi synimet tona. Por, para se të shkojmë në Kupë, kemi përpara ndeshjen e kampionatit, pastaj të mendojmë për Teutën.”
Titulli
“Duhet që të bëjmë maksimumin për të rivalizuar Tiranën dhe kam besim se do të rivalizojmë fort. Deri më tani kemi bërë mirë, me përjashtim të ndeshjes në Laç, ku ne s’duhet që ta mendojmë më, por duhet që të nxjerim mësime. Synimi është që të japim më të mirën dhe të fitojmë ndeshjen tona, për të qenë pranë synimeve që kemi, pastaj fundi do e tregojë dhe do shohim se ku kemi arritur”, – tha trajneri Orges Shehi në prag të sfidës me Bylisin.