TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë kundër Armenisë një ndeshje miqësore.
Lajmi konfirmohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila me anë të një njoftimi për mediat sqaron edhe detajet e kësaj sfide. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, përballja do të luhet në datën 7 tetor në Jerevan.
Kryeqyteti armen sjell kujtime të bukura për skuadrën dhe tifozët kuqezi, pasi fitorja 3-0 në tetorin e vitit 2015 i dhuroi për herë të parë kualifikimin për në finalet e një Kampionati Europian.
Përfaqësuesja shqiptare do të kthehet në fushë në fillim të muajit shtator, kur janë në program edhe përballjet e para në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.