SPORT, 25 Qershor 2020, 10:22

Barazimi ndaj Sasuolos, Konte dërgon mesazhin e qartë: Pësuam gola qesharakë, tani duhet të…

Barazimi ndaj Sasuolos, Konte dërgon mesazhin e qartë: Pësuam


“Është një barazim i dhimbshëm dhe që duhet të na bëjë të mendojmë. Kemi pasur, megjithatë, raste të shumta për ta mbyllur ndeshjen në mënyrë përfundimtare. Nuk ia dolëm, pavarësisht se arritëm të rikuperojmë disavantazhin dhe të shënojmë gol 4 minuta nga përfundimi, në fund lejuam edhe barazimin”. Trajneri i Interit, Antonio Konte, ka komentuar kështu për mikrofonat e “DAZN”  barazimin brenda fushe 3-3 kundër Sasuolos.

“Në futboll duhet të shënosh gol atëherë kur e ke rastin, ndërsa në fazën mbrojtëse duhet të tregosh kujdes për të mos pësuar, – ka shtuar. – Nëse shkojmë të analizojmë golat, ka shumë gjëra për t’u riparë, dallova gabime të shpeshta individuale”.

DETAJET BËJNË DIFERENCËN – “Duhet treguar më shumë kujdes. Me siguri detajet bëjnë diferencën, e përsëris deri në fund. E përsëris çdo ditë. Mund të ndryshojnë një rezultat dhe ne, për fat të keq, paguam pasojat. Në Napoli po ashtu si sot (dje). Më vjen keq, e vetmja gjë që mund të bëhet është të vazhdojmë të punojmë e të punojmë në mënyrë që të rrisim këtë grup. Do të përgatitemi më mirë për të arritur në përfundim të sezonit, – ka vijuar Konte. – Mendoj se forcën e patëm, edhe pse Sasuolo nuk u prezantua shumë herë përpara portierit tonë”.

MESAZH I FORTË – “Forcën lojtarët e patën. Sasuolo është i vështirë për t’u përballur, u treguan të zotë në kapitalizimin e aksioneve që nuk arritën të bëjnë me Atalantën. Nuk kujtoj pritje të Handanoviçit dhe pësuam tre gola… Humbëm pikë në mënyrë qesharake”, nënvizoi trajneri në përfundim, duke dhënë edhe një mesazh të fortë: “Ku mund të arrijmë dhe çfarë mund të ndodhë? Do të më pëlqente ta dija. Ajo që dua dhe që imagjinoj është të fitoj 11 ndeshjet e radhës.

Mentaliteti për t’u transmetuar është ai i fitoreve. Mbi të gjitha nuk duhen pasur pengje dhe mbrëmjen e sotme (djeshme) pati. Përtej klasifikimit ideja jonë duhet të jetë të mendojmë përherë maksimumin. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, mund të ndodhë që rezultatet në fund nuk arrihen për arsye të shumta. Por, mentaliteti që u kërkoj lojtarëve është të bëjnë diçka të jashtëzakonshme. Deri në përfundim pres që secili në skuadrën time të jap gjithçka për të përfunduar sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”.