SPORT, 24 Qershor 2020, 14:30

Trajneri i Veronës: Kumbulla dhe Rrahmani janë rritur, janë bërë futbollistë të shkëlqyer

Trajneri i Veronës: Kumbulla dhe Rrahmani janë rritur, janë


Verona nuk ia doli në mbrëmjen e djeshme të Serisë A të ndalte Napolin, teksa u mposhtën me rezultatin 0-2. Megjithatë, kjo nuk e pengon trajnerin Juriç të vlerësojë futbollistët e tij.

Kroati thekson se Kumbulla, Rrahmani apo Amrabat nuk i donte askush në fillim por ata tashmë janë rritur dhe shndërruar në futbollistë të shkëlqyer.

“Kemi marrë djalosh të cilët nuk i donte njeri.

Amrabat në huazim, Rrahmanin për dy milionë euro dhe Kumbullën që luante te Primavera.

Janë rritur dhe janë shndërruar në futbollistë të shkëlqyer. Dy të parët i kam humbur, ndërsa Kumbulla është në merkato”, u shpreh Juriç.