SPORT, 25 Qershor 2020, 12:51

Gjimshiti triumfoi ndaj Strakoshës, ja nota nga Eurosport për dy lojtarët e kombëtares

Gjimshiti triumfoi ndaj Strakoshës, ja nota nga Eurosport për dy


Mbrëmjen e djeshme në Serinë A, Atalanta triumfoi ndaj Lacios me rezultatin 3-2, duke i shkaktuar një disfatë të rëndë për objektivat e këtij sezoni kryeqytetasve.

Në fushë zbritën edhe dy futbollistët e kombëtares, Berat Gjimshiti dhe Tomas Strakosha.

Në vlerësimin pas ndeshjes nga ana e Eurosport ka qenë mbrojtësi ai që ka pasur notën më të lartë, teksa gardiani lacialëve u penalizua edhe nga një gabim në golin e tretë të pësuar.

Gjimshiti, nota 6- “Një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë të takimit nuk ishte mjaftueshëm mirë, por korrigjon në të dytën teksa ishte shumë mirë. Ia doli të anulonte kundërshtarin e tij, Kaisedon”.

Strakosha, nota 5- “Mirë në pjesën e parë, më pas në të dytën surprizohet nga silura e Malinovskit.

Dhe, në fund nuk është i saktë te goli i Palominos. Gabon kohën në dalje dhe në këtë formë mbrojtësi kundërshtar përfiton, një gabim i rëndë që kushton”.