TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar bllokimin e punës së drejtësisë, përmes bojkotit të gjyqeve. Reagimi i Shehajt vjen pas qëndrimit që ka mbajtur prej mëse 1 muaji Dhoma e Avokatisë duke bllokuar mbajtjen e gjyqeve.
Sipas Shehajt, ky është një plan i kryeministrit Edi Rama për të goditur drejtësinë. Duke iu referuar kundërshtive brenda PS-së në lidhje me reformën territoriale, kreu i Mundësia shprehet se ky është vetëm një 'teatër' me të cilin Rama kërkon të shpërqëndrojë vëmendjen e qytetarëve nga sulmi që po i bëhet drejtësisë, pasa uljes së pagave apo ndryshimeve ligjore në Kodin e Procedurës Penale.
'Këtej sajojnë teatrot e radhës në PS për shpërqëndrim, këtej luftojnë drejtësinë me çdo mjet. Pas pagave, ndryshimeve ligjore, tani po tentohet bllokadë përmes dhomës së avokatëve me bojkot të gjyqeve.
Nuk e ndalni dot drejtësinë me asnjë makinacion e manovër!', shprehet Shehaj.
Shehaj i bën thirrje qytetarëve të mos mashtrohen nga skenarët djallëzorë të Ramës, pasi e vërteta sipas tij është plani për ta ndalur drejtësinë nga lufta kundër të korruptuarve.
'Duhet të jemi të vëmendshëm. Kanë vendosur në shënjestër drejtësinë. Duan të ndalin ndryshimin. Duan të pengojnë daljen e të korruptuarve përpara drejtësisë. Mos të merremi me gënjeshtrat dhe mashtrimet që prodhon Braçe dhe Edi Rama me shokë', shprehet Sshehaj.
*REAGIMI I PLOTE I SHEHAJT*
Edi Rama të gjejë vend ku të futet, sepse tani Erion Braçe ka vendosur t'i dalë kundër
Pas 35 vjetësh Erion Braçe ka vendosur të dalë kundër PS dhe kundër mazhorancës
E ka marrë seriozisht
Është fundi për Edi Ramën
Ky është teatri për të cilin po flet e gjithë Shqipëria, të gjitha mediat, do të votojë apo s'do të votojë Erion Braçe kundër Edi Ramës?
Kjo është një tallje
Është një tallje për të mashtruar qytetarët shqiptarë
Ndërkohë që merren me këto përplasje banale, Maks Haxhia, avokati i preferuar i PS, që ka mbrojtur Saimir Tahirin, Ergys Agasin e shumë të tjerë, ka marrë peng shoqatën e avokatëve dhe praktikisht i ndalon ata që shkojnë në Gjykatë, në GJKKO, nëpër seanca
Praktikisht po bojkoton gjyqet në GJKKO
Nuk mjafton ulja e rrogave, nuk mjafton ndryshimi në Kodin e Procedurës Penale, nuk mjaftojnë sulmet mediatike, tani ka filluar edhe bojkoti
Ka një muaj që zgjat ky bojkot, janë bllokuar, janë ndalur të gjitha gjyqet në GJKKO, ku janë të akuzuar disa nga pushtetarët më të mëdhenj që ka pasur në Shqipëri në këto 35 vjet, për këtë askush nuk flet
Flasin për teatrin midis Braçes dhe Edi Ramës
Tani, mediat, një pjesë e mirë e tyre janë të kontrolluara nga pushteti dhe përcjellin mesazhin e pushtetit
Duhet të jemi të vëmendshëm
Kanë vendosur në shënjestër drejtësinë
Duan të ndalin ndryshimin
Duan të pengojnë daljen e të korruptuarve përpara drejtësisë
Mos të merremi me gënjeshtrat dhe mashtrimet që prodhon Braçe dhe Edi Rama me shokë