TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Vjenë të Austrisë, zyrtarët rusë dhe amerikanë kanë filluar një raund të tretë të bisedimeve për çështjen e kontrollit të armēve bërthamore, pasi Traktatit i ri për Armët Strategjike i vitit 2010 (New START) përfundon në muajin shkurt të vitit 2021.
Takimi dy-ditor në Vjenë drejtohet nga i dërguari i posaçëm presidencial amerikan për kontrollin e armëve, Marshall Billingslea, dhe zëvëndësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.
“SHBA-ja është e përgatitur për një dialog serioz”, tha Billingslea me të arritur në Vjenë.
Traktati New START vendos kufizime në numrin e armēve bërthamore nga ana e SHBA-së dhe Rusisë, në jo më shumë se 1,550 nga secili shtet.
Dy raundet e para të bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u zhvilluan në qershor dhe korrik, por nuk u shënua ndonjë përparim i dukshëm për një zgjatje të mundshme të traktatit.
Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kinës të bashkohet në negociata, por Pekini e ka refuzuar propozimin.
Kina, vlerësohet se ka rreth 300 armē bërthamore./REL