AKTUALITET, 17 Gusht 2020, 19:47

Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Fier

Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar në Fier


Në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me armë zjarri një person rreth moshës 30 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Patos ndërsa ende nuk dihet shkaku dhe rrethanat se si është plagosur 30-vjeçari.

Ndërkohë janë njoftuar forcat e rendit të cilat kanë filluar hetimin për të zbardhur këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Patos, Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:00, në Patos, në afërsi të fushës së sportit, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç, banues në Patos.

31 vjeçari dodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.