TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata në Kakavijë mund të ishte parandaluar, pasi qeveria ka pasur dijeni që më datën 5 gusht për rregullat e vendosura nga Greqia.
Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho thotë se ”bilanci i neglizhencës ishin 5 ditë është rraskapitje e fëmijëve, grave shtatëzëna, burrave, të moshuarve në kohë pandemie, në temperatura shumë të larta. Humbja e jetës së një fëmije 10 vjeç që donte vetëm të shkonte në shtëpi me prindërit e tij”.
Sipas saj, edhe njëherë kjo qeveri e paaftë dhe ky kyeminister i bën shqiptarët të ndihen vetem pa kujdesin e shtetit nga i cili ikën vite më parë.
Postimi i plotë
Qeveria shqiptare ka pasur dijeni që më 5 gusht për rregullat e reja të kalimit të kufirit të vendosura nga qeveria greke. Një qeveri e përgjegjshme dhe e aftë me të marrë njoftim do të kishte marrë të gjitha masat për të parandaluar atë krizë humanitare e tragjike që u detyruan të kalonin bashkatdhetarët tanë.
Bilanci i neglizhencës ishin 5 ditë, rraskapitje e fëmijëve, grave shtatëzëna, burrave, të moshuarve në kohë pandemie, në temperatura shumë të larta. Humbja e jetës së një fëmije 10 vjeç që donte vetëm të shkonte në shtëpi me prindërit e tij.
Edhe kësaj here kjo qeveri e paaftë dhe ky kyeminister i bën shqiptarët të ndihen vetem pa kujdesin e shtetit nga i cili ikën vite më parë. Nuk pres që ky kryeministër të ketë qasjen prej shtetari e të marri përgjegjesitë që i takojnë se duhet shumë atdhedashuri për vendin dhe qytetarët e tu. Thjesht kjo situatë e dhimbshme na demostroj për të disatën herë që kjo qeveri duhet largohet një orë e më parë.
https://www.facebook.com/ErisaXhixho/posts/3594475360586633