TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadori gjerman në Greqi, Ernst Reichel ka bërë një postim në rrjete sociale dedikuar Ali Pashë Tepelenës, të cilin e cilëson si udhëheqësin e Janinës.
Në shkrimin e tij, thotë se Ali Pasha u vra pasi u përpoq të krijonte shtetin e pavarur të Epirit duke iu kundërvënë Perandorisë Osmane.
‘Ali Pasha, kryetari osman ose ‘Luani’ i Janinës u përpoq të krijonte një shtet të pavarur në Epir. Ai dështoi dhe u vra. Trupi i tij pa kokë u varros këtu. Në një histori tjetër, ai mbyti 18 vajza lokale sepse nuk pranuan të bashkohen me haremin e tij’, shkroi Reichel, ndërsa nuk u prit aspak mirë nga grekët që e cilësuan si një provokim.
Në komente thonin se ambasadori duhet të jepte dorëheqjen pasi postime të tilla konsiderohen të papranueshme sepse situate mes Turqisë dhe Greqisë është tepër e tensionuar. Amasadori nuk hezitoi të reagonte sërish duke i thënë se Ali Pashë Tepelena nuk ka lidhje me cfarë bëhet sot.
‘Të dashur inatcinj, çfarë ju shqetëson këtu: Që unë simpatizoj Ali Pashën, i cili u rebelua kundër osmanëve? Apo që unë nuk e simpatizoj? Dhe cila është lidhja e Ali Pashës me situatën e ditëve të sotme?’, është përgjigja e Reichel ndaj komentuesve.
