AKTUALITET, 17 Gusht 2020, 19:50

Konfirmohen 150 raste të reja të koronavirusit në Greqi

Konfirmohen 150 raste të reja të koronavirusit në Greqi


Jo pak, por 150 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Greqi, nga të cilat 17 u identifikuan pas kontrolleve në portat  hyrëse të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve  është 7222. Shifrat  janë bërë  publike nga  nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Në të njëjtën kohë, 23 pacientë janë në ICU, ndërsa konfirmohen edhe dy vdekje të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 230 vdekje.