TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me vrāsjen e 23-vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në 21:55 pranë një market në lagjen Daniel Matlija në Shkodër.
Fillimisht 23-vjeçari u plāgos me armē zjarri dhe më pas ndërroi jetë në spital.
Policia dhe FNSH ndërkohë kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorit.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plāgosur me armë zjarri armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.