AKTUALITET, 4 Nëntor 2018, 18:29

I vodhi shtetit zviceran 420 mijë franga përmes mashtrimit, dënohet 47-vjeçari shqiptar

I vodhi shtetit zviceran 420 mijë franga përmes mashtrimit,

Një 47-vjeçar nga Kosova, është dënuar nga autoritete zvicerane, pasi përmes mashtrimit të invaliditetit ai ka përfituar shuma të mëdha nga shteti zviceran.

Siç raportojnë mediat zvicerane, 47-vjeçari, kishte përfituar 420 mijë franga për 10 vjet, pasi ai kishte inskenuar një aksident dhe ishte shtirur sikur kishte pësuar dëme të mëdha.

Kosovari e kishte përfituar statusin e invalidit në Zvicër që prej vitit 2000. Por ai është zbuluar nga autoritetet teksa është kapur duke punuar si truprojë në një lokal.

Ai u zbulua në tetor të vitit 2008, ku Instituti i Sigurimeve Shoqërore të Cyrihut kishte marrë një telefonat anonime, se kosovari ishte duke punuar si truproje në një klub në Rumlang për pesë vite.

Videot e detektivëve kishin vërtetuar se ai ishte i integruar dhe shumë aktiv.